Policia arreston 12 persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion, identifikojnë një viktimë të trafikimit
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 22 February 2023
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’.
Gjatë këtyre operacioneve kanë identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës, shkruan Gazeta Infokus.
“Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu kanë thënë se gjatë këtyre operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri/revole; 3 fishekë 9 mm; 5 telefona mobilë; dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.
“Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar”, thuhet tutje në njoftim.
Gjithashtu bëjnë të ditur se të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Këta janë dy të rinjtë që u vrạnë në Klinë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Klinë, ku të vrarë ...
-
”Një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek” Musliu: Maqedonci po bënë hajagre
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Ma...
-
Thẹrẹt me thikë një qytetar në Gjilan, dërgohet për trajtim në QKUK
Një qytetar i moshësh 24-vjeçare ka marrë lëndime pasi është therur me thikë ...
-
Abdixhiku takon mësimdhënësit në Prishtinë: Mësim gjithëditor, koeficient 150
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka takuar mësimdhënësit ...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me Osmanin, flasin për situatën aktuale
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prish...
-
Reagon Grenelli pasi Trump e përzgjodhi Marco Rubion për Sekretar Shteti: Urime Senator
Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i ...
-
Reagon kryetari i Klinës pas vrasjes së dyfishtë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë, ku dy persona ka...
-
Berat Buzhala për Albin Kurtin: Me këmbë e me kokë është ateist
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...
-
Doracaku për edukim seksual, Rrahmani: S’besoj që është lexuar nga ministrja e zëvëndësministri
Deputeti Eman Rrahmani ka folur në lidhje me doracakun për edukim seksual, du...
-
Reagon Agim Veliu, mohon se do të kandidojë për deputet në listën e AAK’së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka mohuar se do ...
-
Gjoshi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik
Anëtari i kryesisë në PDK dhe sekretar për anëtarësi dhe financa në këtë part...
-
Limaj nga Gjilani : NISMA po kthehet fuqishëm
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se janë takuar me strukturat udh...