Lajme

Policia apelon qytetarët: Përshtateni shpejtësinë në rrugët me ngrica

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 14 January 2021

Policia e Kosovës ka këkruar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të përshtatin shpejtësinë me gjendjen e rrugëve.

Policia e Kosvës ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike kërkohët ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica

Duke u bazuar në situatën e tanishme, ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera