Lajme

Policia: Aktualisht situata është e qetë në Veri

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 04 June 2023

Situata në Veri sot është e qetë, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Protestat e dhunshme dhe zhvillimet e ndodhura në veri të vendit, kan bërë që situata të jetë e tensionuar dhe e brishtë, por sot aktualisht situata është e qetë”, tha Kelani.

Ai tha se është duke vazhduar monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucionet relevante të sigurisë.

-Advertisement-

Kujtojmë që në ditët e fundit ka pasur tensione në Veri si pasojë e pakënaqësive të serbëve për hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lidhur me situatën e krijuar, nesër dhe pasnesër Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera