Lajme

Policia aksion në Suharekë, ka të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 28 May 2021

Polici ka njoftuar ka realizuar kontrolle në dy lokacione në territorin e Suharekës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë kontrollimit në lokacionin e parë policia nuk ka arritur që të arrestoj të dyshuarin por, ka konfiskuar 36 pasaporta të RKS-së, një diplomë e kryerjes së Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit), 22 foto të 6 personave të ndryshëm, një transaksion bankar.

Policia ka vazhduar aksionin edhe në një lokacione tjetër ku këtë radhë ka arritur ta arrestoj në person të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

-Advertisement-

Kurse janë sekuestruar  dy telefona, dy pasaporta të RKS- së, dy transaksione bankare, një diplomë e Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit) dhe një pushkë gjysme automatike me një karikator dhe 28 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Rastet po cilësohen si vepër penale ‘kontrabanda me emigrantë’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.

Aksioni ka ndodhur të enjten./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera