Lajme

Policia aksion në rajonin e Ferizajt, konfiskon armë e municion

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 18 May 2021

Policia  e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion në disa lokacione të të rajonit Ferizajt, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Han të Elezit policia ka konfiskuar dy armë të zjarrit ndrësa në Kaçanik është konfiskuar municion.

“Bastisen disa lokacione në rajonin e Ferizajt

-Advertisement-

Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt , me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri mes të dy grupeve.

Me ketë rast , në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.

Me vendim të Prokurorit të rastit , ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera