Lajme

Policia afër protestave, Qeveria nuk i jep “pesë pare” për hallet e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 14 September 2020

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 15 shtator.

Kjo që Qeveria Hoti t’iu përgjigjet kërkesave të sindikatës së Policisë së Kosovës për kërkesat që këta i kanë parashtruar, shkruan Gazeta Infokus.

Por, deri tash, Policia e Kosovës nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Qeveria.

-Advertisement-

Kështu i ka thënë Gazetës Infokus, Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Jo ende nuk kemi marrë asnjë informim nga Qeveria, të shohim tash edhe nesër”, i ka thënë Infokusit Shaban Tasholli.

E policët i kanë katër kërkesa bazike që i kanë drejtuar ekzekutivit, shkruan Gazeta Infokus.

“Është pako e 300 eurove, pagesa për ndërrim të natës, shujta dhe puna jashtë orarit, ka edhe kërkesa tjera sikurse sigurimi shëndetësor e jetësor, por tu e ditë situatën me pandemi, ato katër të parat janë bazike”, ka thënë Tasholli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera