Lajme

Polici u qëllua gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 10 November 2024

Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku mbeti i plagosur një zyrtar policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i cili mbeti i plagosur në Fushë Kosovë është Misin Krasniqi – i cili thuhet se ishte kalimtar rasti dhe jashtë detyrës zyrtare.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjalit thuhet se polici u qëllua aksidentalisht gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’.

-Advertisement-

Polici po vazhdon të trajtohet në spital, thuhet se ai është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Infokus gjithashtu ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera