Lajme

Polici në Prizren vdiq gjatë një aksioni antidrogë

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 28 January 2020

Në mbrëmjen e sotme ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës, janë plagosur 4 policë të tjerë dhe një i mitur.

Aksidenti fatal ka ndodhur deri sa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje dhe kërkimi antidrogë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Togeri Shaban Osmanollaj, zyrtar për informim në Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka theksuar se Njësia e Specializuar e Antidrogës, bashkë me Njësinë Speciale, po kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi në fshatin Zhur.

-Advertisement-

“Njësia e Specializuar e Antidrogës bashkë me Njësinë Speciale, të cilët po kryenin një urdhër kontrolli, bastisje, në një shtëpi në fshatin Zhur,  në atë moment ka shpërthyer një mjet eksplodues i pa identifikuar dhe për fat të keq një polic ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kolegë të tjerë janë lënduar. Aktualisht të lënduarit janë në Spitalin e Prizrenit, duke u trajtuar aktualisht nga emergjenca e spitalit. Gjithashtu edhe në shtëpinë ku kanë kryer bastisjen, është lënduar një fëmijë i moshës rreth 8 vjeçar, me lëndime të lehta.  Policia derisa po kryenin kontrollin dhe bastisjen, aksidentalisht kanë hasur në mjetin shpërthyes, që fatkeqësisht ka pasur pasoja fatale. Ne kemi ndalur dhe arrestuar pronarin e shtëpisë, i cili edhe ka qenë pësoni i dyshimtë në këtë rast”, ka theksuar togeri Osmanollaj, raporton KosovaPress.

Njëri nga policët e plagosur është duke u trajtuar në QKUK, kurse tjetri polic dhe fëmija janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera