Polici në Prishtinë ia mori 50 euro qytetarit për t’ia kthyer librezën e qarkullimit, dërgohet në mbajtje
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 01 May 2022
Është dërguar në mbajtje një polic në Prishtinë, pasi i njëjti ia ka marrë 50 euro një qytetari, për t’ia kthyer librezën e qarkullimit.
Ngjarja ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci”.
“Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill 2022, përmes rrugëve operative është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove) nga një i dyshuar (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit) në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit, intervistimin e personave të involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar, zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit” është procedoceduar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatë.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...