Lajme

Polici në Podujevë bën akt heroik, i shpëton jetën personit të aksidentuar

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 08 October 2021

Një polic, falë intervenimit duke e nxjerrë nga vetura një të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion në Podujevë dhe duke ia liruar organet e frymëmarrjes, ia ka shpëtuar jetën të lënduarit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Policia në ‘Facebook’, teksa është dhënë detaje edhe për aksidentin.

” Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

” Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera