Lajme

Polici maqedonas nga Tetova që kërkoi të vritet Ziadin Sela e mbyll Facebook-un (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 28 April 2017

Një pjesëtar i forcave speciale të Maqedonisë i quajtur Kiko Mladenovski, përmes komenteve në “Facebook” kërkoi nga protestuesit që ta vrasin liderin e LR-PDSH-së Ziadin Selën.

Në lajmin e një portali maqedonas ku tregohen se sa rëndë është sulmuar Ziadin Sela, polici maqedonas Kiko Mladenovski ka ofenduar rëndë kreun e LR-PDSH-së dhe ka kërkuar publikisht nga protestuesit që ta privojnë nga jeta Ziadin Selën, të cilin vetëm se e kishin përgjakur duke e goditur me mjete të forta në fytyrë e trup. Ndryshe Sela ishte deputeti që pësoi më së shumti nga sulmi i protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të bashkuar”, të cilët mbrëmë u futën në Kuvend për të ndaluar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë..

Pas kësaj Kiko Mlladenovski ka mbyllur Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera