Lajme

Polici i Kosovës në rrezik për jetë, kërkohen 3 mijë euro për shërimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 10 January 2020

Familja e policit, Haki Gërguri, të aksidentuar dy ditë më parë në komunën e Obiliqit, nuk po mund ta përballojnë shumën financiare prej 3 mijë eurosh për shërimin e tij.

Në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, kërkohen këto para si pagesë fillestare për operim të Gërgurit.

“Na duhet ndihma juaj për vëllaun tonë. Na duhet mbledhja e të hollave në vlerë prej 3000 euro për fillim të operimit të parë. Kush është i vullneti të mirë lë të na ndihmonë”, thuhet në njoftimin e shoqëruar me fotografinë e policit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera