Lajme

Polici Fadil Syleviçi “është i përfshirë në shumë vrasje”

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 11 January 2018

Në Klan Kosova është transmetuar rrëfimi ekskluziv për veprimtarinë e një grupi të njerëzve, që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.
Ka folur njëri prej anëtarëve të këtij grupi, që tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shkumbin Mehmeti ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Ka përmendur policin Fadil Syleviçi si të përfshirë në shumë vrasje.

-Advertisement-

Mehmeti ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Ka thënë se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Mehmeti ka thënë gjithashtu se vrasja veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit.

Dëshmitari po ashtu e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputet i Kuvendit, nga radhët e AAK’së.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera