Lajme

Policët shqiptar arrestuan dhunuesin e Ziadin Selës kundrejt refuzimit të kolegëve maqedonas

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 04 May 2017

oni Trajkovski është një ndër paramilitarët që hynë në Kuvendin e Maqedonis dhe në video është kapur duke keqtrajtuar kreun e LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Mësohet se ai është arrestuar nga policë shqiptar të veshur si civilë në Kumanovë me qëllim përballjen me drejtësinë, përcjell Albeu.com.

Kanë qenë pikërisht punonjësit shqiptar të policisë që kanë pikasur paramilitarin Toni Trajkovski si dhunues të Ziadin Selës duke e ndjekur prej disa ditësh atë, transeton “Koha”.

-Advertisement-

Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë, ndërkohë që maqedonasit nuk kanë dëshiruar që ta arrestojnë.

Ishte këmbëngulja e policëve shqiptar, të cilët kanë dashur të arrestojnë Tonin duke ia arritur ta kryejnë në Kumanovë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera