Policët gjuhen me armë zjarri gjatë aksionit anti-drogë në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 15 January 2018
Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:30, zyrtarët policorë nga Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës përderisa ishin në implementim të planit operativ “Stop drogës në shkolla” janë sulmuar me armë zjarri nga një person i dyshuar.
Zyrtarët policorë derisa ishin në përcjellje të një personi të dyshuar në rrugën “Nënë Tereza” në afërsi të shkollës fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë, në momentin kur të njëjtit kanë tentuar ta ndalin për kontroll i dyshuari S. Ll. i moshës 20 vjeçare ka nxjerrë armën e zjarrit duke shkrepur në drejtim të tyre.
Zyrtarët policorë falë shkathtësive dhe veprimeve të tyre profesionale për ta vënë situatën nën kontroll i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke arritur ta lokalizojnë personin e dyshuar dhe më pas të njëjtin ta arrestojnë.
Personit të dyshuar i është konfiskuar arma me të cilën ka kryer veprën.
Në këtë shkëmbim zjarri nuk është lënduar asnjë person përveç dëmit material që i është shkaktuar një automjeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit mbahet në ndalim policor.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...