Lajme

“Policët e sulmuan dhe e rrëzuan përtokë”/ Flet bashkëshortja e Faik Fazliut, tregon se si ndodhi ngjarja

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 06 June 2021

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faik Fazliu, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, në një kafeteri mbrëmë në Prizren.

Mirëpo, pretendimet e policisë se Fazliu ka kërcënuar verbalisht një polic, i ka hedhur poshtë bashkëshortja e Fazliut, gazetarja Alketa Gashi – Fazliu.

Ajo në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se zyrtarët policorë kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre, duke e sulmuar dhe rrëzuar përtokë bashkëshortin e saj.

Madje, sipas saj, Fazliu nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm.

“Ata e kanë sulmuar edhe e rrëzuan përtokë. E lidhën dhe e dërguan në polici. Zyrtarët policorë i kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre. Faiku nuk kishte asnjë reagim të vetëm, fare fare, aty isha me të”, tha ajo.

Në video nga momenti i arrestimit të ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së,  shihet se si një zyrtar policor, pas një fjalosje me Fazliun, e shtynë atë, duke e rrëzuar përtokë dhe pastaj ia vendos prangat

Fazliu momentalisht ndodhet në mbajtje dhe prokurori ka iniciuar kundër tij rastin “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Gazeta merr vesh se policia u ka shqiptuar gjoba secilit mysafir që ishte në kafeteri dhe secilit shofer për parkim të veturës

Të tjera