Uncategorized

Policët e Amerikës nga janari me pajisje sikur të Batman (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 04 December 2019

Dyqind zyrtar policor të Los Angeles, do të trajnohen që të përdorin një pajisje shumë të re e të veçantë.

E quajtur “BolaËrap”, pajisja e re në stilin “Batman”, gjuan disa kabllo të cilat lidhin këmbët e personit tjetër e i cili mund të jetë në largësi deri në 8 metra, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pajisje është dizajnuar që të ndal lëvizjet e personit e që zyrtarët policor të mos kenë nevojë të përdorin dhunën.

-Advertisement-

Megjithatë, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë ngritu shqetësime në lidhje me përdorimin e tij.

Por, pavarësisht kësaj, tre pajisje të tilla do të fillojnë të përdorën nga policët në Kaliforninë Jugore duke filluar nga Janari për një kohë testuese 90-ditore, shkruan gazeta inFokus.

E arsye e organeve të rendit për futjen në përdorim të këtij thuhet të jetë se shpesh zyrtarët policor akuzohen për përdorim të tepruar të forcës, e sipas tyre, përdorimi i kësaj pajisjeje do ta ulë nevojën për përdorimin e forcës fizike.

Kjo pajisje posa të i jepet komanda nga zyrtari policor që e ka në përdorim, do t’i lëshoj dy kabllo të cilat me të mbërritur tek këmbët e targetit fillojnë t’ia lidhin këmbët duke e rrëzuar përtokë.

Kështu, thuhet që këta persona do të kenë dhimbje minimale apo fare, duke i lejuar policët që të marrin nën kontrollë situatën./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera