Lajme

Polica del me komunikatë për vrasjen në Kaçanik, viktima është 30 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 10 May 2022

Një person është vrarë dhe një tjetër është lënduar sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Kaçanik, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dalë më një komunikatë për media, ku ka dhënë detaje tjera.

Policia ka bërë të ditur se viktima me inicialet H.B ishte 30 vjeçar, kurse i lënduari më inicialet K.B është 32 vjeçar.

-Advertisement-

“Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë”, njofton policia.

Gjithashtu, është bërë e ditur se lidhur me këtë vrasje Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet.

“Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera