Lajme

Polemika në Gjermani për shkallën e skandalit të vezëve me fipronil

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 16 August 2017

Autoritetet gjermane në rang lokal dhe kombëtar kanë shfaqur mosmarrëveshje në lidhje me shtrirjen e skandalit me fipronil, rajoni më i prekur me rreth 35 milionë vezë të infektuara, referuar vlerësimit të tretë të qeverisë.

“Shkalla e skandalit është më e gjerë se ajo e konfirmuar nga ministri federal i Bujqësisë (Christian Schmidt) .Sipas informacioneve në dispozicion më 14 gusht 2017, vetëm në rajonin e Saksonisë së Poshtme janë dorëzuar 35,3 milionë vezë të dyshuara për infektimin me fipronil”, deklaroi sipas agjencisë së lajmeve, ministri i Bujqësisë i Saksonisë së Poshtme, Christian Meyer.

“Shteti federal po minimizon problemin”, u shpreh ky zyrtar, duke rishikuar më të larta të dhënat e ministrisës së tij të publikuara sot në media duke pohuar për 28,1 milionë vezë të infektuara.

-Advertisement-

Ai bazohet në lidhje me shifrat vënë në dispozicion në sistemin paralajmërues të Bashkimit Evropian. Sipas tij, 17 milionë vezë të ndotura janë hequr nga tregu por nuk kanë dhënë destinacionin e tyre të saktë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera