Sport

Pol Pogba e ka “halë në sy” Mourinhon!

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 19 January 2019

Raporti i krisur dhe debati i tyre i përshkallëzuar në dhomat e zhveshjes mes francezit Pogba dhe portugezit Mourinho te “Djajtë e Kuq” nuk ishte sekret. Por me sa duket, Pogba nuk e ka kaluar ende dramën emocionale të shkaktuar nga ish-trajneri, të cilit i rikthehet sa herë që ka mundësi për ta thumbuar. Kështu, në një prononcim të fundit, mesfushori i talentuar i United ka bërë edhe një herë tjetër krahasimin mes ish-teknikut të tij dhe atij aktual në stolin e klubit të “Old Trafford”.

Tashmë vijmë më një tjetër stil lojë, e kemi më shumë në zotërim topin, jemi më të orientuar drejt sulmit si dhe kemi një element të shtuar që ndikon pozitivisht tek ne. Me pak fjalë, kemi një skemë të mirëpërcaktuar. Diçka që ka shumë rëndësi në këtë sport, për mua personalisht dhe për të gjithë skuadrën. Me Solskjaer në stol gjithçka është më e lehtë.

Në të vërtetë, që nga mbërritja e teknikut norvegjez në stolin e “Djajve të Kuq”, Manchester United ka ndryshuar marshin e vrapimit, duke siguruar deri më tani 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara, ndërkohë që vetë Pogba duket sikur ka rilindur, duke numëruar 4 gola dhe 5 asistime në 5 takime.

-Advertisement-

“Jemi optimistë tanimë që po rigjejmë veten, duke iu afruar akoma më shumë ekipeve kryesueseve. Na nevojiteshin pikë dhe tani vërtetojmë se jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj.

Fjalët e tij i referohen pikërisht asaj fitoreje ndaj Tonttehamit në fundjavë, që rikthen United në një kandidat potencial edhe në garën për garën e Championsit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera