Sport

Pogba: Torino është shtëpia ime

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 01 November 2018

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba i ka shtuar benzinë zjarrit për të ardhmen e tij pasi ka theksuar se Torino mbetet shtëpia e tij.

Pogba kaloi katër vjet në Torino me Juventusin, duke fituar katër tituj të Serie A dhe dy Kupa të Italisë përpara se të bashkohej me Djaj të Kuq në 2016.

United do të përballet me ish-klubin e Pogbas në Torino javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve dhe francezi është i ngazëllyer për t’u kthyer në qytetin italian.

-Advertisement-

Është vet Pogba, i cili e ka cilësuar Torinon si shtëpinë e tij pasi ka kaluar kohë të mirë dhe ka shënuar golin e parë si profesionist.

“E prisja, është e çmendur. Kam folur me vëllanë tim verën e kaluar dhe i kam thënë: imagjinoni, ne jemi në të njëjtin grup me Juven”, ka thënë fillimisht Pogba duke buzëqeshur për RMC Sport.

“Për mua është një kënaqësi. Torino është shtëpia ime, është vendi që kam shënuar golin tim të parë profesional”, përfundoi francezi.

Një marrëdhënie e thyer me menaxherin Jose Mourinho ka çuar thashethemet që Pogba është duke u lidhur me një largim nga Old Trafford.

Barcelona, PSG dhe Juventusi janë cilësuar si destinacionet e mundshme për fituesin e Kupës së Botës 2018 me Francën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera