Sport

Pogba mbështet Solskjaerin për stolin e United

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 18 January 2019

Paul Pogba ishte një prej futbollistëve që kërkoi më shumë shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho nga pankina e Manchester United, i njëjti lojtar që tani duket se është çliruar nën drejtimin e ri teknik, duke u kthyer në një fabrikë asistesh dhe golash.

Francezi kampion bote promovoi pa asnjë gjuhë diplomatike trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer, e statistikat i japin të drejtë, me 5 fitore në po kaq ndeshje.

“E mbajmë më shumë dhe e qarkullojmë topin, e dimë se ku duhet të sulmojmë dhe kemi një sistem loje më të mirë. Trajneri Solskjaer po na i bën gjërat më të lehta për të gjithë, e këtë nuk e them në planin personal. Vërtet që kam shënuar gola dhe kam krijuar asiste, por kjo vlen për të gjithë skuadrën”, tha Paul Pogba.

-Advertisement-

Suksesi kundër Tottenhamit në stadiumin “Wembley” ka rikthyer në diskutim “djajtë e kuq” për një vend në Champions League, pozicion që tani është vetëm 6 pikë larg.

“Është bukur të shohësh që jemi afruar në vendet e para. Kishim nevojë për pikë dhe treguam se mund të fitojmë me më të mirët”, tha mesfushori francez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera