Sport

Pogba largohet nga kombëtarja franceze për shkak të fyerjeve ndaj fesë islame

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 26 October 2020

Futbollisti i Manchester United, Paul Pogba është larguar nga kombëtarja e tij, Franca, për shkak të fyerjeve që shteti francez u ka bërë myslimaneve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas deklaratave që presidenti francez, Macroni, ka bërë për fenë islame, duke i quajtur myslimanët ‘burim të terrorizmit ndërkombëtar’, Pogba ka vendosur të largohet nga kombëtarja.

Gazeta britanike “The Sun” raporton që 27 vjeçari, për shkak të ofendimeve, ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja, por këtë nuk e ka konfirmuar as vet futbollisti e as federata franceze.

-Advertisement-

Thuhet se arsyeja e largimit të Pogbas është vendimi i qeverisë franceze për të nderuar mësuesin, i cili kishte publikuar fotografinë e profetit Muhamed./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera