Sport

Pogba ia dedikon finalen fëmijëve tajlandezë

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 11 July 2018

Franca është finalistja e parë e Botërorit, falë triumfit minimal 1-0 ndaj Belgjikës, me gol të shënuar nga Umtiti.Paul Pogba ka bërë një dedikim shumë të veçantë për triumfin e francezëve, duke kujtuar 12 fëmijët tajlandezë, që dolën dje nga shpella, ku kishin mbetur prej datës 23 qershor.

“Kjo fitore shkon për heronjtë e ditës së sotme. Jeni treguar shumë të zotë djema. Bravo!”, shkroi Pogba në Twitter, ndërsa shoqëronte postimin me foton e 12 sportistëve të vegjël, që rrezikuan jetën në një shpellë në Tajlandë.

Mesfushori i Manchester United shikohet si ylli i Francës, por pavarësisht se ka qenë në fushë në çdo takim, nuk është ngritur asnjëherë në nivelin e pritshmërive me lojën e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera