Lajme

Poeti shqiptarozviceran Etrit Hasler apelon për solidaritet me të huajt

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 02 May 2017

Etriti, “pionieri i slam-poezisë” ka “shkrepur disa batare” fjalësh për paqen dhe solidaritetin. Ai është fokusuar me këtë rast në temën e migracionit.

Etrit Hasler, shqiptarozvicerani i njohur si slam-poeti numër një në Zvicër, është njëherësh edhe gazetar dhe politikan i njohur i Partisë Socialdemokrate. Ai tashmë dy mandate zgjidhet deputet në Parlamentin e Kantonit St. Gallen dhe në përgjithësi konsiderohet si një ndër figurat e profilizuara të partisë së tij në kanton dhe më gjerë. Në kuadër të aktiviteteve të tij si politikan hyn edhe fjalimi i tij i mbajtur në manifestimin e Një Majit në Winterthur, Kantoni i Cyrihut.

Siç njofton srf.ch, Etriti, “pionieri i slam-poezisë” ka “shkrepur disa batare” fjalësh për paqen dhe solidaritetin. Ai është fokusuar me këtë rast në temën e migracionit. “Vështirë të ketë kush një të folur kaq të shpejtë sa Etrit Hasler. Slam-poeti nga St. Galleni dhe pionieri i këtij drejtimi artistik në Zvicër “shkrep” deri në 270 fjalë në minutë para publikut të tij, transmeton albinfo.ch. Por, ai di edhe ndryshe: Kur e konsideron të rëndësishme që fjala e tij edhe të kuptohet, Etriti e ngufat paksa shpejtësinë e tij në të folur. Kështu ndodhi në paraqitjen e tij si orator në manifestimin e 1 Majit në Winterthur. Aty ai ka bërë fushatë veç tjerash, për një solidaritet me të huajt që emigrojnë në Zvicër./KultPlus.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera