Lajme

Podujevë, arrestohen gjashtë persona pasi penguan faljen e namazit në xhami

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 27 May 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë, pasi të njëjtit kishin penguar ritin e faljes së namazit në një xhami të fshatit.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur më 26 maj, rreth orës 13:00.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera