Lajme

Podujeva së shpejti do të bëhet me parking nëntokësor

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 08 May 2023

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se kanë nisur procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor, shkruan Gazeta Infokus.

Bulliqi ka bërë të ditur se projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking.

“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, po ashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, ka shkruar Bulliqi.

-Advertisement-

I pari i Podujevës ka theksuar se parkingu nëntokësor planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”, realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat.

“Për çdo informatë mund të drejtoheni në Zyren e Prokurimit nr. 55”, thotë mes tjerash ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera