Fokus

Podujeva në terr, KEDS-i arsyetohet kështu

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 19 December 2018

Reduktimet e energjisë elektrike po vazhdojnë të jenë problematike për shumë banorë të Podujevës.

10 fshatra të kësaj komune kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 10 orë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka sqaruar se bëhet fjalë për një prishje në daljen në Ballovc.

-Advertisement-

“Fillimisht me duhet të sqaroj se nuk bëhet fjalë për ndonjë reduktim, por për prishje. Ata furnizohen nga dalja e tensionit të lartë Ballovci, e cila ka qenë prishje nga ora 22:29  deri ne ora 00:15, ku eshte bërë riparimi i pjesshëm i daljes,  ndërsa  sot në ora 09:00 u është rikthyer energjia elektrike edhe konsumatorëve të mbetur” sqaroi Buzhala për gazetën inFokus.

Në anën tjetër Patriot Rudari, asambleist i AAK-ës në Kuvendin Komunal të Podujevës përmes një postimi në Facebook ka thënë se 10 fshatra për 14 orë e gjysmë nuk kanë pasur furnizim me energji elektrike.

“Nga ora 20:30 mbrëmë e deri në ora 11:00 sot nuk kemi pasë rrymë. Lajmërimi ka qenë se për dy orë rregullohet prishja në dalje të Ballovcit” ka thënë Rudari, banor i fshatit Shajkocv për gazetën inFokus.

Shajkoci, Sfeqla, Lladoci, Ballovci, Surkishi, Dumoshi, Hertica, Surdulli, Turuqica dhe Rakinica kanë qenë në errësirë të plot nga mbrëmë deri sot në ora 11. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera