Lajme

Podujeva lëshon me qira pronën komunale, nuk merr asnjë cent

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 05 July 2017

Komuna e Podujevës gjatë vitit të kaluar ka lëshuar me qira një pronë komunale, por nuk ka marrë asnjë cent pagesë për gjatë një viti nga shfrytëzuesi i saj, shkruan AktivPress.

Komuna këtë pronë e kishte lëshuar me qira për veprimtari biznesi në vlerë prej 300 euro në muaj.

Sipas një llogaritje të thjeshtë, komuna për një vit ka humbur mundësinë të marrë 3 mijë e 600 euro për pronën publike që e ka lëshuar me qira.

-Advertisement-

Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë të ditur se përveç që komuna nuk ka marrë asnjë pagesë nga qiraja, ata madje as nuk ia kanë shpëkuptur kontratën qiramarrësit të pronës publike edhe pse me rregullore, do të duhet të bëhej një veprim i tillë.

“Komuna, sipas kontratës të datës 17.04.201210 ka dhënë me qira në shfrytëzim pronën komunale për veprimtari biznesi (300€ në muaj). Mirëpo, shfrytëzuesi i pronës publike nuk kishte bërë asnjë pagesë gjatë vitit. Komuna nuk ka marr asnjë veprim për inkasimin e qirasë si dhe nuk ka shkëputur kontratën.Ndonëse me kontratë është e përcaktuar se, nëse qiramarrësi nuk paguan qiranë për tre muaj rresht, komuna duhej ta shkëpusë kontratën dhe ta kthente pronën nën menaxhimin e saj, kjo nuk ka ndodhur”, thuhet në të gjeturën e auditimit.

ZKA rekomandon se  kryetari i komunës duhet të bëj një rishikim të kontratave për të cilët qiramarrësit nuk i përmbahen kushteve kontraktuese dhe të merr masat e duhura për inkasim apo shkëputje të kontratës për qiramarrësit.

Komuna e Podujevës përballet edhe me borxhet nga taksat e bizneseve. Zyra e Auditimit ka bërë të ditur se kjo komunë nuk ka marrë asnjë veprim për inkasim të borxheve edhe pse shuma e tyre është në rritje të vazhdueshme.

Llogaritë e arkëtueshme nga taksa për ushtrimin e veprimtarisë janë rritur për 182,907€. Në Komunën e Podujevës operojnë 3119 biznese. Shuma e këtyre llogarive të arkëtueshme po rritet prej viti në vit. Në vitin 2015 gjendja e llogarive të arkëtueshme ishte 3,434,929€, ndërsa në fund të vitit 2016 është 3,617,836€”, thuhet në raport./AktivPress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera