Lajme

Podujeva e bllokuar nga bora (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 26 February 2018

Vozitësit e automjeteve dhe këmbësorët po kanë vështirësi të qarkullojnë në rrugët e Podujevës, kjo pasi ato janë pothuajse të bllokuara nga reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës.

Mëngjesin e së hënës as rrugët e as trotuaret nuk janë pastruar duke rritur nivelin e rrezikshmërisë sidomos për kalimtarët  të cilët detyroheshin të ecnin rrugës pasi bora në trotuar ka arritur në disa centimetra, shkruan Infokusi.com.

Kjo gjendje është në rrugët kryesore të qytetit të Podujevës ndërsa në rrugët rurale bora ka arritur në dhjetëra centimetra duke bërë pamundësuar kalimin e disa veturave.

-Advertisement-

Në fotografi të siguruara nga ‘Infokusi’ shihet gjendja e rrugëve në qytetin e Podujevës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera