Lajme

Podujeva 100% rritje të rasteve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 19 October 2020

Shtabi Emergjent Lokal i Komunës së Podujevës, ka mbajtur trakim ku u diskutua për situatën epidemiologjike, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim u tha se rritja e numrit të të infektuarve në ditët e fundit ka afektuar edhe Komunën e Podujevës, ku ka rritje 100% të numrit të të infektuarve nga java e kaluar, andaj u kërkua kujdes më i shtuar nga qytetarët.

Kjo është bërë e ditur nga komuna e Podujevës, me anë të një postimi në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Në takimin e rregullt të Shtabit Emergjent Lokal, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, u diskutua për situatën e përgjithshme epidemiologjike në Komunën e Podujevës.

Në takimin e Shtabit u tha se trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, ditëve të fundit e ka përfshirë edhe komunën tonë dhe kemi rritje për 100% të numrit të personave të infektuar, krahasuar me një javë më herët.

“Lehtësimi i masave dhe mosrespektimi i rekomandimeve, hapja si shkak i fillimit të procesit mësimor, lejimi i ceremonive fetare, lejimi i gastronomisë me orar të plotë dhe numri i bashkatëdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë gjatë javëve të fundit janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e numrit të personave të infektuar”, tha nënkryetari Rudari.

Më tej nënkryetari Rudari tha se kjo gjendje e krijuar kërkon rritjen e vëmendjes për secilin prej nesh se virusi është prezent dhe se rekomandimet duhet të zbatohen me përpikëri, si e vetmja mundësi për ta shmangur kthimin në masat shtrënguese, në të cilat ishim më parë.

Në Komunën e Podujevës aktualisht kemi 47 raste aktive me COVID-19, 657 të infektuar deri tash, 589 të shëruar dhe 21 raste të vdekjes.

Pavarësisht gjendjes epidemiologjike, procesi mësimor në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar normalisht, konform vendimeve të Ministrisë së Arsimit.

Shtabi Emergjent apelon dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Podujevës, që t’i respektojnë masat anti-Covid, ta mbajnë maskën dhe distancën, t’i dezinfektojnë duart dhe të kujdesen për higjienën”, shkruan në njoftimin e Komunës së Podujevës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera