Sport

Pochettino zbulon arsyen pse e zëvendësoi Lionel Messin në minutën e 76’ të ndeshjes kundër Lyonit

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 19 September 2021

Paris Saint Germaini e ka mposhtur Lyonin në minutën e fundit të ndeshjes me rezultat 2-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në elitën e futbollit francez, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Parc dec Princes’, golat për parisienët i realizuan Neymar dhe Icardi, kurse për Lyonin shënoi Paqueta.

Lionel Messi luajti për 76 minuta në këtë përballje, por ai befasisht u largua nga loja kur rezultati ishte 1-1.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, i cili ka zbuluar arsyen pse e zëvendësoi Messin.

“Mora vendimin për të larguar Leo Messin për ta mbrojtur atë për dëmtime të mundshme. Kemi ndeshje të rëndësishme dhe duam ta mbrojmë atë”, tha Pochettino.

Pas kësaj fitoreje, PSG vazhdon kryesimin me 18 pikë, kurse Lyoni mbetet i teti me 8 sosh./Gazeta inFokus/

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera