Sport

Pochettino: Nëse fitojmë Championsin do të qaj për një javë

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 26 May 2019

Tottenhami do të luajë në datën 1 qershor kundër Liverpoolit me shpresën për të ngritur lart trofeun e Championsit në Wanda Metropolitano.

Por në rast të triumfit në këtë kompenticon Pochettino ka bërë një premtim të madhe duke deklaruar se në rast se Tottenhami do triumfojë do të qajë për një javë.

“Nëna ime më thotë mua, “ti je një llorona”, që do të thatë qaraman, një person që qan shpesh dhe shumë. Nëna ime më thotë gjithmonë, ‘ai është i lumtur, ai qan. Ai është i pikëlluar, ai qan. Hajde, thjesht mos qaj më”, ka deklaruar Pochettino.

-Advertisement-

“Ndonjëherë ndodh që jam në makinën time duke shkuar në shtëpi – është 20 minuta larg fushës stërvitore në Barnet – dhe dëgjoj ndonjë muzikë që lidhet me disa prej momenteve të jetës sime. Unë filloj të qaj dhe kur arrij në shtëpi gruaja më thotë ‘çfarë ndodhi”, shton ai, transmeton albeu.

“Filmat? Po qaj. Me gjithçka, nëse ne e fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk e di, ndoshta do të qaj për një javë”, u shpreh argjentinasi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera