Sport

Pochettino e ka gati planin për të mposhtur Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 16 February 2021

Barcelona sonte takohet me Paris Saint Germanin, në kuadër të fazës së 1/8-tës së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli nisë nga ora 21:00, në stadiumin ‘Camp Nou’.

Para kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme ka folur trajneri i parisienëve, Mauricio Pochettino, i cili ka thënë se ka ide se si të sulmoj blaugranët.

-Advertisement-

“Natyrisht ne kemi nevojë për disa struktura të qarta dhe për ide sesi të sulmojmë dhe sesi t’i ndalim sulmet e Barcelonës”.

“Por ne gjithmonë iu besojmë lojtarëve tanë për ta bërë punën sa më mirë që është e mundur dhe për të marrë rezultat pozitiv”, ka thënë tekniku argjentinas.

Kujtojmë se Neymar nuk do të mund të paraqitet sonte, për shkak të një lëndimi që ka pësuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera