Rozë

Po xhironte klipin e ri me makina luksoze në Zvicër, e pëson keq Mozzik me vëllain e tij (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 08 February 2022

Reperi i njohur, Mozzik ka paralajmëruar se do të sjellë albumin e ri të titulluar ‘Lamboziki’, ku do të ketë një këngë në bashkëpunim me Getinjon.

Xhirimet e videoklipit po bëhen në Zvicër, saktësisht në Zyrih.

Por, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit, sepse gjatë xhirimeve policia zvicerane ka ndërhyrë duke ua ndërprerë ato për një kontroll të makinave të tyre luksoze, madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.

-Advertisement-

“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Zyrih”, thuhet në një postim të publikuar nga reperi.

Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje.

“Lajmet e Zvicrës veç ia nisen me fol për Lamboziki”, ka shkruar Mozzik.

Ndërkaq, kujtojmë që klipi i ri bashkë me albumin e reperit priten të publikohen më 14 shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera