Sport

Po vuan te Milani, ylli sulmit kërkohet me ngulm në Madrid

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 16 April 2019

Jesús Joaquín Fernández Sáenz de la Torre, shkurt Suso, është sulmuesi i Milanit që këtë sezon ka ndeshur vështirësi të japë kontributin e tij në lojën e kuqezinjve, pavarësisht besimit që i ka dhënë trajneri Gennaro Gattuso.

Sulmuesi i majtë shkëlqeu sezonin e shkuar, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha në Europë. Ndërkohë që këtë vit ka pasur probleme, i ndikuar edhe nga dëmtimet, duke mos qenë në formën e tij më të mirë, duke luajtur në 29 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar vetëm 5 gola.

Tek Milan, 25-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë, por projekti i paqartë për sezonin e ardhshëm ka bërë që ai të shikohet si një mundësi e mirë për të arkëtuar të ardhura.

-Advertisement-

Për këtë, media spanjolle “Fischajes.net” ka bërë me dije se Atletico Madrid po e shqyrton me kujdes situatën e tij dhe trajneri Diego Simeome e pëlqen shumë lojtarin spanjoll, Për të cilin do e konkretizojnë interesin shumë shpejt me një takim me drejtuesit e “Djallit” dhe përfaqësuesin e lojtarit.

Për Suso prej kohësh interes ka edhe Manchester United dhe me afrimin e merkatos në klubin kuqezi pritet që të mbërrijë një ofertë zyrtare nga të dy këta skuadra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera