Rozë

“Po vjen Pepi…”, Klop ia fut vrapit për të mos e takuar-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 14 November 2019

Një sfidë që zgjat prej kohësh, një duel fantastik që i shton spektaklin Premier Ligës prej më shumë se një viti dhe për herë të fundit entuziazmoi të dielën në “Anfield”.PEP KLOP

Përballja e Liverpulit dhe Sitit të Guardiolës vijon edhe këtë sezon dhe u ndez akoma më shumë në duelin e fundit fituar 3-1 nga “Reds”-at.

Një rezultat që tërboi Pepin për shkak të vendimeve të arbitrit Oliver. Pas pak ditësh, Klop dhe Guardiola u gjendën përballë njëri-tjetrit në Forumin e Trajnerëve Elitarë të Klubeve në Nion.
I pari që mbërriti ishte gjermani që ndali përpara gazetarëve si gjithnjë simpatik me batutat e tij.

-Advertisement-

Një gazetar e pyeti: “A ke folur me Pepen?” “Pepe? Kush është Pepe?”, u përgjigj Klop dhe duke qeshur pasi kuptoi se bëhet fjalë për Guardiolën tha: “Sigurisht që kemi folur, përse jo”.

Dhe kur vuri re praninë e tij pas tij, nuk humbi asnjë sekondë dhe tha: “Po vjen Pepi”, përpara se t’ia jepte vrapit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera