“Po vij në Rubikon, po flas, mbase më krijohet njëfarë mbrojtje”, Kelmendi ndanë pjesë nga biseda me Kurtin para disa viteve
Autori: Gazeta inFokus
19:17 | 28 July 2023
Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit ndaj këtij mediumi ka ndarë një bisedë të para disa viteve me kryeministrin e tanishëm Albin Kurtin.
Në një postim në Facebook, Kelmendi ka publikuar dialogun me Kurtin, ku ky i fundit i kërkonte të jetë pjesë e emisionit të gazetarit.
Sipas bisedës së publikuar, Kurti pretendonte se donin ta arrestonin sërish për t’ia mbyllur gojën.
“Po vij në Rubikon, po flas, mbase më krijohet njëfarë mbrojtje, alarmohen popullata, nuk iu lëshojmë rrugë tendencave totalitare të tyre… Se sot jam unë, nesër je ti e krejt qashtu rend”, citohet t’i ketë thënë Kurti asokohe Kelmendit.
Postimi i plotë i Adriatik Kelmendit:
(Telefon)
Adriatik, a je këndej?
Po, Albin. Çka ka?
A po shihemi pak?
Kur?
Sa ma shpejtë, për të mirë timen dhe tëndën.
Çka kërciti tash, bre?
Serioze shumë. Ma mirë po flasim live…
Ani…
(20 minuta më vonë, kafeteria përballë KTV-së)
Po dojnë prapë me më burgosë…
Pse tash?
Pse a kanë pasë ndonjëherë ndonjë arsye të madhe a? Për me ma mbyllë gojën e me ba çka të duan vetë.
Kush të tha?
Po i shoh se si po sillen. Po tutem qetash kur të më burgosin nuk më lirojnë ma, a mos edhe ma keq.
Edhe ma keq se me të burgosë a?
Këta edhe të vrasin, veç pse ua qet të palamet.
Jo bre, se ndoshta nuk shkojnë kaq larg.
Unë po të thom që shkojnë larg e ma larg. Janë të ligë.
E çka po thu me ba?
Po vij në Rubikon, po flas, mbase më krijohet njëfarë mbrojtje, alarmohen popullata, nuk iu lëshojmë rrugë tendencave totalitare të tyre… Se sot jam unë, nesër je ti e krejt qashtu rend.
Nuk është problem. Kur të duash hajde në Rubikon.
A bën nesër?
Bën, pse jo.
Beso, Adriatik, nuk po e bëj këtë për vete. Më së paku më dhimbset vetja, por këta janë të paskrupullt.
U kry, Albin, shihemi nesër mbrama për Rubikon. Edhe mos u tut se nuk i lëjmë me ba çka të duan vetë.
(Një datë tjetër, personazhet e njëjta, muhabeti pak a shumë i njëjtë)
(Edhe një datë tjetër, sërish personazhet e njëjta, sërish muhabeti)
(28 korrik 2023, Albini kryeministër përballë Albinit të kafeterisë)
Çka do t’i thoshte Albini i kafeterisë Albinit kryeministër për sulmin ndaj Klan Kosovës?!
Ndoshta përgjigjen e gjejmë te ndonjë varg i Ali Podrimjes?!
/Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































