Lajme

Po vendoste tubat për ujin e pijshëm, bie në humnerë 53 vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 14 April 2018

Ka tentuar të shtrijë një tubacion uji për në shtëpinë e tij, por ka rrëshqitur aksidentalisht, duke rënë nga 59 metra lartësi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klos të Burrelit, ku Sali Bebja, 53 vjeç, është ndihmuar nga fqinjët, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit.

“I dëmtuari po transportohet me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar”, njofton policia. Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera