Lajme

Po transportonte emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 27 October 2021

Po transportonte emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kosovës, me destinacion vendet e BE-së.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Rrugore të Autostradës Kalimash-Morinë, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë”.

-Advertisement-

“Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij tip “Hyundai”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera