Lajme

A po tërhiqet Srpska nga kushti për kryetarin e Kuvendit!

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 11 July 2017

Në zgjedhjet e 11 qershorit Lista Srpska ka arritur t’i fitoje 6% të votave, ose ndryshe 9 deputetë.

Derisa kërkesa e vazhdueshme e këtij subjekti  drejtuar spektrit politik në Kosovë ishte që ata ta kenë kryetarin e Kuvendit. Mirëpo, si duket të njëjtit janë tërhequr nga kjo ide.

Shefi i Srpska-s, Slavko Simiq ka thënë për “Indeksonline”  se Kosovës i nevojitet  Parlament Evropian dhe Qeveri Evropiane dhe Lista Serbe si partia më e fortë politike serbe në Kosovë duhet të ofrojë mbështetje të fortë institucionale.

-Advertisement-

“Pra, duhet t’i mundësohet popullit serb përmes përfaqësuesve të tyre politikë të kenë mekanizma politik dhe institucional që do të mundësojnë zhvillimin e vlerave evropiane dhe shoqërore në Kosovë”, është shprehur ai.

Ndërsa, Srpska është shprehur e hapur për tu koordinuar me PAN-in rreth thirrjes së seancës konstituive. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera