Lajme

Po të mos kishte kuotë gjinore partitë politike nuk do të i fusnin gratë në listat e tyre

Autori: Doresa Geci 20:03 | 20 January 2021

Gratë në Kosovë ende vazhdojnë të përfshihen nëpër parti vetëm sa për të përmbushur kuotën gjinore.

Kjo kuotë i obligon partitë politike të kenë 30 për qind gra në lista e tyre për kandidatë për deputetë, shkruan Gazeta Infokus.

E nëse nuk do të ekzistonte kuota gjinore atëherë partitë politike do të kishin më pak gra në listat e tyre.

-Advertisement-

Kështu shprehet edhe Liridona Sijarina, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore në një intervistë për Gazetën Infokus.

“Po të mos ishte kuota gjinore në Kosovë, numri i grave në pozita vendimmarrës dhe në parlament do të ishte dukshëm më i vogël dhe do të kishte qenë minimal dhe nuk do të kishte merri ne 10 për qind. Partitë politikë këtë 30 përqindëshin e plotësojnë, sepse nuk i lejohet ndryshe bazë të ligjit për zgjedhje. Ndërsa sa përket ligjshmërisë së koduese gjinore, duke qenë se gratë janë përjashto vetëm për shkak të aspektit gjinore dhe arsyeshme që grave me ju ofru mundësia dhe me ju bë disa lehtësira”, ka thënë Sijarina.

Më poshtë gjeni të plotë intervistën me Liridona Sijarinën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera