Lajme

Po të ishte deputet, a do ta votonte Kodin Civil, kjo është përgjigja e Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 13 November 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka dhënë përgjigje “po” ose “jo” në pyetjen nëse do të votonte për Kodin Civil po të ishte tani deputet.

“A bon mos me u përgjigj, nuk po du me ndiku. Por në këtë aspekt jam më konservativ”, ka thënë Mustafa në emisionin “Prizma” të T7.

Idetë konservatore promovojnë më shumë familjen tradicionale dhe konfrontohen me idetë liberale që në emër të të drejtave të njeriut mbrojnë të drejtën e personave të seksit të njëjtë që të lidhin martësë.

-Advertisement-

E në kodin civil që është kthyer mbrapsht nga Kuvendi i Kosovës gjendet edhe neni që personave të seksit të njëjtë i lejon regjistrimin civil si të tillë.

Partia në pushtet e ka iniciuar këtë kod civil, për shkak të forcës politikë, poqë brenda grupit të vet parlamentar ka hasur në deputetë që nuk mendojnë që në Kodin Civil duhet të përfshihet edhe regjistrimi i personave të seksit të njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera