Rozë

“Po të isha e virgjër…”/ Moderatorja e njohur tregon mesazhet kërcënuese që merr në rrjetet sociale: FOTO

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 22 January 2021

Një nga personazhet e njohur të ekranit që ka marrë mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale është edhe moderatorja, Einxhel Shkira. Kjo e fundit tha se nuk e mban mend ditën që nuk është sharë.

“Nuk e mbaj mend që kur nuk jam sharë. Është një faturë e njerëzve që kanë vendosur që të jenë të drejtpërdrejtë. Po të isha e virgjër, besoj se do të ishin shumë të gëzuar njerëzit”, tha Einxhel.

Moderatorja e njohur tha se nëse dikush ka diçka për të thënë rreth mënyrës se si bën profesionin e saj, atëherë le të flasim.

-Advertisement-

“Por për jetën time private nuk ke pse flet. Nëse edhe nuk të pëlqejnë postimet apo komentet e mia, mund të më bësh “unfollow”, dhe të dy jetojmë të qetë. Përditë dikush zgjohet dhe thotë se si t’ia bëj Enxhit jetën më të vështirë, t’i prish humorin”, tha ajo.

Moderatorja tregoi se si reagon kur merr komente apo mesazhe fyese e ofenduese. “Marr dhe mesazhin e postoj në rrjetet e mia sociale që ndjekësit e mi ta bullizojnë. Më pas ata vendosen në pozitën time. Më kërkojnë edhe falje”, tha ajo, duke shtuar se nga komentet negative për të preken edhe familjarët, jo vetëm ajo.

Einxhel shprehet se ndonjëherë ka frikë dhe mendon nëse vërtetë janë kaq maniakë dhe mund të bëjnë gjëra të këqija.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera