Lifestyle

Po shpenzoni më tepër se sa keni rrogën në supermarket? Ndiqni këto teknika ‘magjike’ për të kursyer për festat

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 07 December 2022

Nëse fatura e blerjeve në supermarket është vazhdimisht duke e tejkaluar buxhetin tuaj mujor, ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta rregulluar këtë. Së pari duhet ta dini se nuk jeni të vetmit.

Qëndrimi brenda buxhetit tonë mujor për blerjet në supermarket, veçanërisht në këtë sezon të vështirë financiar të rritjes së çmimeve, është shumë e vështirë për të gjithë.

Tani që po vijnë festat dhe duam të shtojmë në shportë atë që do të na nevojitet për tryezat e netëve festive, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë brenda buxhetit mujor.

-Advertisement-

Lajmi i mirë është se ekziston një teknikë e testuar me kohë që mund t’ju ndihmojë.

E para, lini kartat e kreditit apo të debitit në shtëpi. Duhet të blini vetëm me para kesh për të gjithë muajin.

Studimet kanë vërtetuar se ne shpenzojmë deri në 100% më shumë me karta krediti ose debiti sesa kur përdorim para kesh.

Ideja është e thjeshtë: vendosini vetes një buxhet specifik për një periudhë kohore, le të themi një muaj.

Tërhiqeni shumën e planifikuar nga banka në mënyrë që të mos e tejkaloni atë kur jeni në arkë.

Ky plan funksionon më mirë nëse i lini kartat e kreditit në shtëpi.

Janë të shumtë ata që e ndajnë shumën e parave të muajit në zarfe të veçanta, p.sh. një për çdo javë të muajit.

Pra, nëse buxheti juaj për shpenzimet në supermarket është, për shembull, 400 euro, duhet të keni katër zarfe, me 100 euro për çdo javë.

Kur të jeni gati për të bërë pazar, do të merrni një zarf në mënyrë që të mos harxhoni më shumë para se sa nga ato që keni planifikuar.

Nëse mbetet ndonjë para nga ky zarf, mund t’i shtoni në zarfin e javës së ardhshme ose të vendosen në një vend të veçantë, ku kurseni për blerje të tjera.

Disa këshilla

– Jini strategjik me blerjet. Lini mënjanë një cep në pjesën e pasme të karrocës ku të vendosni artikujt që i konsideroni më pak të rëndësishëm për javën. Sigurohuni që këto artikuj të shkojnë në arkë të fundit për pagesë dhe vetëm nëse janë brenda buxhetit.

– Tregojini kasierit buxhetin tuaj specifik. Bëjeni këtë përpara se të filloni t’i vendosni gjërat në arkë dhe kërkojuni që t’ju njoftojnë kur të jeni afër shumës që dëshironi të shpenzoni, në mënyrë që të vendosni në fund se cilat artikuj të lini në karrocë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera