Lajme

A po shkon Driton Selmanaj në AKR?! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 00:16 | 15 May 2017

Analisti politik, Driton Selmanaj duket se është shumë afër që të hyjë në politikë. Ndonëse në media u tha se ai sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, një gjë e tillë mund të mos ndodhë.

Ai mund të bëhet pjesë e Aleancës Kosova e Re të drejtuar nga Behgjet Pacolli.

Gazeta Blic i ka siguruar disa fotografi, ku Driton Selmanaj po negocion me zëvendëspresidenten e AKR-së, Albena Reshitaj.

-Advertisement-

Ndërkaq, para disa ditësh i kontaktuar nga Gazeta Blic, rreth mundësisë së aderimit të tij në LDK, ai ka thënë se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur aderime të shumta. Aderimi më i fundit ishte ai i publicistit dhe gazetarit Halil Matoshi, i cili iu bashkua partisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera