Lajme

Po shëtiteshin me veturë në Kamenicë, Policia i fut në konviktët e Prishtinës tre persona

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 20 May 2020

Tre persona nga Novosella e Kamenicës të cilët ishin duke lëvizur me veturë, u ndaluan dje nga policia.

Pas ndalesës, njësiti policor konstatoi se ata kishin lëvizur duke mos respektuar vendimin e ministrisë.

Ndaj të dyshuarve, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, e të njëjtit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë në Prishtinë.

-Advertisement-

Sidoqoftë, nuk dihet arsyeja pse të njëjtit u dërguan në karantinë në Prishtinë, kur dihet se e njëjta është e destinuar për personat që vijnë nga jashtë shtetit.Policia në raportin 24 orësh ndërkaq nuk ka dhënë detaje nëse të njëjtit kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera