Lajme

“Po rivendosim marrëdhëniet me Turqinë”

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 11 July 2017

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson konfirmon se Uashingtoni dhe Ankaraja po përpiqen të rivendosin besimin e humbur mes dy vendeve, në përfundim të bisedimeve me zyrtarët turq. Gjatë një vizite në konsullatën amerikane në Stamboll, Tillerson ka pranuar se marrëdhëniet amerikano-turke ishin të tensionuara. “Mendoj se ne kemi filluar të rivendosim një pjesë të këtij besimi reciprok që kemi humbur. Ata kanë humbur besimin tonë dhe ne besimin e tyre”, theksoi ai.

“Ne po punojmë fort për të rivendosur një nivel besimi sepse është baza e çdo marrëdhënieje”, shtoi Tillerson, i cili u takua dje në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kreun e diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë tendosur që prej grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, për të cilin Turqia akuzon predikuesin Fethullah Gulen, i mërguar në SHBA.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera