Rozë

Po rikthehen “Treshja e famshme”, me humoristë të rinj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 20 August 2017

Kosova numëron plot aktorë të zotë dhe satiristë!

Disa prej tyre etiketohen si ikonat e humorit shqiptar, ku ndër ta më së shumti përmenden: Sevdai Radodogshi (Qumili), i ndjeri Ibrahim Krajkova (Leci), dhe Rasim Thaçi (Cima).

Vitet kalojnë, dhe teknologjia bën gjithmonë e më tepër hapa drejt së ardhmes.

-Advertisement-

Treshja në fjalë kanë qenë realizues të shumë video-kasetave festive, të cilat publikoheshin në formën e vjetër.

Ndërsa tani në kohën e rrjeteve sociale dhe kanalit YouTube, treshja e famshme do të rikthehen sërish me humor, por jo të luajtur nga personat në fjalë.

Tashmë në vend të tyre do të luajnë fëmijët e tyre.

Ka qenë djali i Raogoshit, Bimi, ai i cili përmes një fotografie në Facebook, ka njoftuar që së shpejti pranë ekraneve do të vijë sërish “Treshi Përsheshi”.

Ndërsa njofton gjithashtu se rolin e Cimës do ta luajë një djalë tjetër, pa bërë të ditur edhe se kush do të jetë zëvendësuesi i Lecit. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera