A po i prish Kosova marrëdhëniet me ndërkombëtarët?
Autori: Gazeta inFokus
19:49 | 26 January 2018
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se Kosova po i prish marrëdhëniet me SHBA-të, BE-në dhe vendet mike duke iu referuar kështu zhvillimeve të fundit politike në vend.
“Dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës nga kjo qeveri është që po shkatërron aleancat disa dekadëshe me SHBA-të dhe Evropën”.
“Kemi prishje të raporteve me Parlamentin Evropian, që Kosova kishte raporte shumë të mira historikisht dhe për herë të parë nuk aprovohen konkluzionet e përbashkëta të deputetëve të Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian, këto janë shenja të këqija”.
“Pozita e Kosovës po degradohet në arenën ndërkombëtare. Marrëdhëniet me shtetet mike po prishen dhe aktet tona që po marrim tani janë të riparueshme”.
Avdyli në studion e Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë po ashtu se pajtohet se Gjykata Speciale është e padrejtë, por sipas tij, tani nuk mund të zhbëhet kjo gjykatë sepse është shumë vonë.
“Gjykata është e padrejtë por nuk kemi bërë punë sa duhet, gjithë klasa politike që me diplomaci të shkojmë në kancelaritë ndërkombëtare dhe të ndalim pretendimet e Serbisë por sot nuk ka kthim prapa”.
“Nuk mund ta ndalim Specialen por mund të ndalim proceset e Kosovës në avancimin e saj”.
Por se Kosova po prish marrëdhëniet me vendet mike ndërkombëtare nuk pajtohet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa që ishte poashtu i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës.
“22 dhjetori ka qenë ditë jo e rëndomtë për Kosovën, kanë qenë disa deklarata edhe të shteteve mike, edhe të shteteve të Kuintit jo të mira në drejtim të Kosovës por nuk kam parë që kemi prishur raporte”.
“Konsideroj që është e rëndësishme të forcojmë edhe më shumë raportet me SHBA-të dhe BE-në, vendi ynë ka nevojë të zhvillohet, integrohet dhe të krijojë miqësi të reja por edhe prej miqve ndërkombëtarë, konsideroj se nuk duhet të kemi vetëm kushte po përkrahje”.
“Jemi i vetmi popull në rajon që nuk e kemi të drejtën elementare të lëvizjes, konsideroj se plotësojmë kriteret”.
“Nuk konsideroj që kemi prishje të raporteve me ndërkombëtar, si deputet i Kosovës, nëse shoh se Qeveria ka hyrë në drejtim të gabuar do ta pengoja me votë. Shohim se Qeveria ka dinamikë të mirë dhe presim performancë edhe më të mirë, për momentin do ta mbështesim për të realizuar objektivat e qytetarëve”.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































